Gjendet një person i pajetë në Vlorë. Trupi i pajetë është zbuluar mëngjesin e sotëm ndërsa ka dyshime se ka pësuar infarkt.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të saj.
45-vjeçari me inicialet E. L., është gjetur brenda makinës nga familjarët e tij.
“Sot, rreth orës 10:50, në lagjen ‘Osman Haxhiu’, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga faniljarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.