Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ-ja e shkarkoi, gjyqtarja e arrestuar për korrupsion ankimon vendimin në KPA

Gjyqtarja e cila u arrestua me akuzat për korrupsion Enkelejda Hoxha, ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për shkarkimin e saj në Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Sipas gjyqtares e cila ushtronte detyrën e saj në Krujë, vendimi për shkarkimin e saj ishte antikushtetutes.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *