Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut: Fëmijët jetimë po punojnë vullnetarë në miniera dhe ferma


Media shtetërore e Koresë së Veriut ka deklaruar se fëmijët jetimë kanë dalë vullnetarë për të punuar në minierat dhe fermat e drejtuara nga shteti.

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) tha se qindra fëmijë “me mençuri dhe guxim në kulmin e rinisë së tyre” kanë zgjedhur të kryejnë punë manuale për shtetin.

Moshat e tyre janë të paqarta, por fotot sugjerojnë se ato janë në adoleshencë. Grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar prej kohësh Korenë e Veriut për përdorimin e punës së detyruar të fëmijëve, diçka që shteti e mohon.

Në muajin shkurt, BBC raportoi mbi pretendimet se të burgosurit nga Koreja e Jugut, po përdoren si skllevër në minierat e qymyrit të Koresë së Veriut për të gjeneruar para për regjimin dhe programin e tij të armëve.

Rreth 26 milion njerëz mendohet të jetojnë në Korenë e Veriut, e cila drejtohet nga një qeveri me kontroll të ngurtë.

Në prill, udhëheqësi Kim Jong-un paralajmëroi vendin e tij të përgatitej për kohë të vështira përparan një gjë e rrallë kjo për vendin ku zakonisht nuk pranohet se ka probleme. Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke mbyllur tregtinë me Kinën.

Disa raporte në mediat shtetërore gjatë javës së fundit thonë se të ashtuquajturit vullnetarë po marrin pjesë në punë fizike në të gjithë vendin.

Të shtunën, një raport i KCNA-së tha se 700 jetimë ishin vullnetarë në fabrika, ferma dhe pyje.

Dhe të enjten, KCNA njoftoi se “dhjetëra fëmijë jetimë nxituan për tek Kompleksi i minierave të qymyrit në zonën Chonnae, për të përmbushur betimin e tyre për të shlyer edhe vetëm një të miliontën e dashurisë që partia tregoi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *