Vendosni fjalën kyçe....

Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Shkodër (FOTO)


Personi në këtë foto është 25-vjeçari Emiljano Ndou, i cili njihej edhe me emrin “Milo” që u ekzekutua mesnatën e kaluar në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Bardhajve në Shkodër, në afërsi të një kalçetoje. 

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar Mark Kodrën, 47-vjeç, i cili nuk e ka mohuar autorësinë e krimit.

Ai ka treguar se me të riun, ishin në konflikt prej disa javësh. Të dy ishin banues në të njëjtin fshat, ku dhe ndodhi vrasja.

I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, ishte zemëruar nga zhurma e motorit të 25-vjeçarit dhe ka dalë jashtë me armë kallashnikovi duke e qëlluar atë.

Mark Kodra u arrestua në afërsi të banesës së tij, ndërsa në dëshminë e tij para policisë vetëm ka thënë se “nuk e durova më, ma kishte sjellë tek hunda”.

Megjithatë sikurse shkruan “Balkanweb”, ka dyshime se konflikti mes tyre ka nisur më përpara, pasi Ndou dyshohet ka ngacmuar vajzat e Kodrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *