Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi pasi ka paditur për shpifje Top Channel për një emision të publikuar në këtë televizion kundër tij, thotë se kanali kombëtar nuk ka paraqitur asnjë provë se nuk ka shpifur.
Malltezi thotë se në Gjykatë Top Channel pretendon se ka bazuar emisionin në deklarata dhe në emisione të televizioneve të tjera.
Malltezi thotë se do vijojë përballjen me ata që i quan “lëpirës të Ramës dhe Sorosit”.
“Top inceneratori pranon se nuk ka asnjë provë: riciklim shpifjesh me qëllim të krijojë rreth vicioz. Ka mbi 2 muaj që kam paditur Top Incenerator TV për shpifje pasi në një emision shërbim ndaj Ramës duke dashur të më sulmojë mua ka shpifur në mënyrë të përsëritur disa herë. Pasi që gjykata e njoftoi për padinë, Topi ka paraqitur në gjykate se është bazuar tek (1) shpifjet e Tualetit (që gjithsesi ngaqë është dënuar-falur e vijojmë në gjykatë të lartë për shpifjen e para 9 viteve, tani fshihet me shprehjen që “duhet të hetohet”), dhe (2) emisionin e Bolinos që ndonëse i kam kapur 8 shpifje (dhe e kam në gjyq për shpifje qysh prej 3 muajsh), gjithsesi përdori fjale dinake (tipit “është e dyshimtë”) por nuk guxoi të thoshte që është “toke e vjedhur” siç tha Top Inceneratori që po përlan 2.1 milion euro nga paratë publike të Shqiptarëve që gjoja ishin caktuar për inceneratorët. Gjynah i madh të shohësh degjenerimin e një TV Kombëtar që nga lider i lajmeve është kthyer në shërbim lëpirje për Ramën dhe kobure me pagesë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës. Përballje me palaçot, me hajdutët e parave publike, me lepirësit e Ramës e Soros”-shkruan Malltezi.