Vendosni fjalën kyçe....

“Pfizer” konfirmon marrëveshjen me Kosovën për vaksinat kundër Covidit


Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19.

Konfirmimi është bërë këtë të shtunë për Radion Evropa e Lirë, megjithatë janë ofruar pak detaje mbi marrëveshjen.

“Marrëveshjet për dozat dhe kohën e dërgesave arrihen në pajtueshmëri me qeveritë, ashtu sikurse dhe Qeverinë e Kosovës dhe detajet janë konfidenciale.”- thuhet në përgjigjen për REL.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha 1.2 milionë doza të vaksinave do të dërgohen në Kosovë deri në fund të vitit.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjithashtu tha se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *