Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Si pasojë e sherrit, dy vëllezër në këtë qytet janë konfliktuar me thika.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen 13 të Durrësit, pas konfliktit që vëllezërit kishin me persona të tjerë.
Vëllezërit e plagosur janë 19 dhe 23 vjeç.
Sherri ka ndodhur pranë një hoteli. Një nga të plagosurit është me inicialet A.H. Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të qytetit.