Vendosni fjalën kyçe....

Shkuan për ekspeditë në Pogradec, dyshohet se u helmuan dy nxënëset nga Tirana


Dy nxënëse nga Tirana janë paraqitur në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Nxënëset me iniciale K.Sh dhe Xh.S 13 vjeç, pjesë e një ekspedite mësimore dyshohet se janë helmuar gjatë drekës në një lokal në fshatin Tushemisht.

Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *