Chelsea dhe Man.City do përplasin forcat e tyre për trofeun më të rëndësishëm evropian të futbollit.
Finalja tërësisht angleze do të luhet në Portugali në “Dragao Stadium” prej orës 21:00.
Këtë vit edhe pse në pandemi në stadium do jenë të pranishëm tifozët por me numër të limituar me maksimumin, prej 16500 tifozësh.
Chelsea është fituese vetëm një herë e Ligës së Kampionëve në vitin 2012 kundër Bayernit.
Ndërsa Man.City është në kërkim të kupës së saj të parë.