Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Unë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve


Presidenti sserb Aleksandar Vuçiç, tha se ai nuk do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht presioneve, të cilat do të jenë të mëdha si para ashtu edhe pas mesit të qershorit, kur dialogu për Kosovën duhet të vazhdojë.

“Thelbi i drejtimit të vendit është pavarësia, që ju të mund të merrni vendime në emër të Serbisë. Ato nuk do të merren nga asnjë i huaj, as nga ndonjë ambasador.”– tha Vuçiç në hapjen e seancës së Bordit Kryesor, citojnë mediet serbe.

Vuçiç tha se ndjen neveri pë rata që shprehen pro njohjes së Kosovës, vetëm për hir të ambasadorëve të huaj.

“Nuk mund t’ju them se sa i neveritur jam me njerëzit në disa parti të tjera, por edhe në tonat, të cilët mendojnë se ambasadorët do t’i sjellin ata në krye të partisë dhe mendojnë se do t’i caktojnë ata për të qeverisur Serbinë.”

Duke folur për dialogun me Prishtinën, ai theksoi se ajo palë nuk po i përmbush detyrimet e saj nga marrëveshjet e arritura, por “Perëndimi nuk është i ngazëllyer për këtë”.

Vuçiç tha se ishte bërë një strategji kundër tij, e cila përfshin presion mbi vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, por gjithashtu “kriminalizim të mëtejshëm të familjes së tij”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *