Vendosni fjalën kyçe....

16 të arrestuar dhe 24 të shpallur në kërkim, policia jep detaje nga operacioni në Krujë: Sekuestrohen bimë narkotike


Policia e Shtetit ka shpërndarë informacionin dhe pamjet nga operacioni anti-kanabis në Krujë.

Nga operacioni janë arrestuar 16 persona dhe shpallur në kërkim 24 të tjerë ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Në pranga kanë rënë shtetasit Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu, Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj

Njoftimi i plotë:

“Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “AGIMI”

Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në operacion  Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës.

Arrestohen 16 persona, shpallen në kërkim 24, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Agimi”,  në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Bazuar  në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera  nga Policia e Shtetit dhe nga  ajëri të kryera me avion nga  GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë,  shërbimet e policisë  kanë kontrolluar  sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestruar një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Janë vënë në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, shtetasit Xh.K.,  dhe D.K., , banues në Halil,(babë e bir) pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis  të kultivuar në sera  dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;

E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç.

Si  dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç,  banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve:

E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *