Izraeli ka kryer masakra kundër 19 familjeve palestineze gjatë bombardimeve të tij 11-ditore në Rripin e Gazës, tha të dielën Ministria Palestineze e Shëndetësisë.
Një deklaratë e ministrisë tha se 91 palestinezë u vranë në këto masakra, duke përfshirë 41 fëmijë dhe 25 gra.
Po sipas ministrisë, 21 anëtarë të familjes Al-Kaëlak u vranë në një sulm izraelit në Gaza, duke përfshirë tetë fëmijë dhe gjashtë gra.
Ministria shtoi se gjashtë anëtarë të familjes al-Tanani, duke përfshirë katër fëmijë dhe një grua, u vranë gjithashtu në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tyre në veri të Rripit të Gazës.
Të paktën 255 palestinezë u vranë, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, dhe më shumë se 1,900 të tjerë u plagosën në 11 ditë sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Sulmet izraelite në Bregun Perëndimor vranë gjithashtu të paktën 34 Palestinezë që nga 13 Prilli.
Sulmi izraelit u ndal në një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti, i cili hyri në fuqi në orët e para të 21 majit.