Ju ndoshta e keni dëgjuar legjendën urbane për atë që ndodh nëse teshtini me sytë hapur. Mbase do jeni të kënaqur që do merrni vesh se bebet e syve tuaj nuk dalin nga vendi si tapat e shampanjës.
Hapësira e ajrit në hundë dhe fyt nuk është e lidhur me asgjë prapa syrit, që do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë që një teshtimë të krijojë presion që do të detyrojë sytë tuaj të dalin nga vendi.
Sidoqoftë, ka edhe rreziqe të tjera të teshtitjes. Një 34-vjeçar krejtësisht i shëndetshëm, i cili, për arsye të panjohura, vendosi të provonte dhe bllokonte një teshtimë duke mbuluar gojën dhe duke mbajtur hundën në të njëjtën kohë.
E përshkruar në një raport mjekësor në SHBA, burri u paraqit në urgjencë pasi kishte dëmtuar rruazat e shtyllës kurrizore në pjesën e qafës. Pacienti kishte kapur hundën dhe e kishte mbajtur gojën mbyllur kur teshtinte, duke përjetuar një ‘ndjesi shpimi’ në qafën e tij.
Gjendja e tij u përkeqësua kur ai përjetoi gëlltitje të dhimbshme, dhimbje në fyt dhe një ‘ndryshim të zërit’. Pas ekzaminimit, u zbulua se qafa e tij deri në kraharorin e tij bënte tinguj që kërcisnin, një shenjë që ai kishte flluska ajri brenda indeve të tij të thella dhe muskujve.
Duke menduar se ishte më e mundshme (e njohur si shenja Hamman, kërcitja mund të ndodhë kur zemra rreh kundër indeve të mbushura me ajër) mjekët urdhëruan një skanim të indeve të qafës së butë dhe gjoksit. Kjo shpejt zbuloi problemin: gjatë bllokimit të teshtimës së tij ai kishte këputur disa pjesë të nyjave lidhëse në pjesën e qafës.