Një 34-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në një kafene në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Viktima është identifikuar si Aristidh Papa.
Ai i kishte shpëtuar një atentati në muajin shkurt të këij viti, ku edhe pse u qëllua me dy plumba në trup arriti të mbijetonte.
I riu është qëlluar me 8 plumba në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Papa lëvizte me jelek antiplumb dhe sipas të gjitha gjasave autori ishte në dijeni të këtij fakti.
Viktima është një emër i njohur për drejtësinë greke pasi është arrestuar më herët për trafik droge, vrasje të mbetur në tentativë e pastrim parash.
Autoritetet greke dyshojnë se shkak i ekzekutimit të 34-vjeçarit është bërë përplasja mes bandave të drogës në kryeqytetin e Greqisë.