Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i mbytur një shtetas i huaj në Portin e Durrësit, dyshohet se do largohej drejt Italisë ilegalisht


Një shtetas i huaj është gjetur i mbytur në ujërat përreth Portit të Durrësit.

Dyshohet se viktima është mbytur pasi po tentonte të kalonte përtej detit ilegalisht nëpërmjet portit të Durrësit.

Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është me origjinë nga vende të Lindjes së Mesme. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.

Në foton e publikuar nga “BalkanËeb”, i riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *