Vendosni fjalën kyçe....

“Ju lutemi mos i puthni pulat” – Thirrja e pazakontë në SHBA mes shpërthimit të epidemisë së salmonelës


Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka kërkuar njerëzve që të mos i puthin pulat e gjalla mes shpërthimit të salmonelës.

CDC dhe zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë shpërthimet e salmonelës pasi 163 njerëz u raportuan të sëmurë në 43 shtete.

Infeksionet kanë qenë të lidhura me kontaktin me pulat në oborret e shtëpisë.

“Mos i puthni ose shtrëngoni zogjtë, pasi kjo mund të përhapë mikrobe në gojën tuaj dhe t’ju bëjë të sëmurë.” – tha agjencia shëndetësore.

Ai paralajmëroi që shpendët si pulat e rosat, mund të mbajnë mikrobe të salmonelës edhe nëse duken të shëndetshëm dhe të pastër dhe këto mikrobe mund të përhapen lehtësisht në zonat ku ata jetojnë dhe enden.

Infeksioni mund të shkaktojë ethe, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por raste më të rënda mund të shkaktojnë vdekjen.

Sipas CDC, një e treta e njerëzve të raportuar të sëmurë në shpërthimet e fundit kanë qenë nën moshën pesë vjeç.

Rreth 34 persona janë dërguar në spital që nga mesi i shkurtit, por nuk është raportuar asnjë vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *