Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri 38-vjeçari në Vlorë


Një plagosje me armë zjarri ka pak para mesnate mbrëmjen e kaluar në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në Kaninë, ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar me inicialet E. B. Policia ka nisur hetimet ndërsa ende nuk dihet nga kush është qëlluar 38-vjeçari.

 “Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *