Vendosni fjalën kyçe....

Projekti i jashtëzakonshëm, Kina synon të ndërtojë linjën nënujore të trenit 13 mijë kilometra që do e lidhte me SHBA-në


Kina ka tani për tani një nga rrjetet hekurudhore me shpejtësi të lartë më të shtrirë dhe mbresëlënëse në Tokë dhe ato nuk po tregojnë shenja të ngadalësimit.

Ndërsa rrjeti i tyre arrin në cepat e largët të venidt, Pekini mund të synojë të shtrijë linjën hekurudhore shumë larg kufijve.

Sipas raporteve, Kina dëshiron të ndërtojë një tren me shpejtësi të lartë në një linjë 13,000 kilometra që niset nga nga Kina kontinentale, nëpër Siberi në Rusinë Lindore, nën det përmes ngushticës Bering në Alaskë, përtej majave shkëmbore të Yukon dhe Kolumbias Britanike të Kanadasë deri në SHBA.

Çmimi i një propozimi kaq të çuditshëm llogaritet në 200 miliardë dollarë.

Planet u shfaqën në vitin 2014, kur media të shumta mbuluan një raport nga ‘Beijing Times’ që përshkruante planet e Kinës për të ndërtuar linjën. Rrjeti do quhej linja ‘Kinë-Rusi-Kanada-Amerikë’ dhe shtrihet në të katër vendete, duke i lidhur ato së bashku gjë që do zhvillonte tregtinë, turizmin dhe lulëzimin ekonomik.

Në atë kohë, inxhinierët nga Kina pohuan se ishin tashmë në bisedime me Rusinë për fillimin e linjës, për të cilën ata ishin shumë të sigurt se ishte e mundur me teknologjinë e tanishme.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *