Është zbardhur identiteti i 38-vjeçarit të plagosur ditën e sotme në Vlorë.
I plagosuri është Edison Begaj, subjekt i OFL-së, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 6 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
Begaj u qëllua me 4 plumba në hyrje të banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë pas ngjarjes Begaj u paraqit në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.