Vendosni fjalën kyçe....

Vaksinohen punonjësit e transportit publik, nesër mbërrijnë 11 mijë e 700 doza Pfizer


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se me fillimin e vaksinimit edhe të punonjësve të transportit publik numri i personave që kanë marrë vaksina shkon në 770 mijë.

Ndërsa njofton më tej se nesër pritet të mbërrijnë edhe 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer.

Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid“.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *