Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Kurbini për fushatën për PD: Betejën ta çojmë deri në fund, demokracia në arrest kardiak


Kreu në Detyrë i PD-së Lulzim Basha, në një takim në Kurbin në kuadër të garës së brendshme deklaroi se nuk njeh rezultatin e 25 prillit dhe kërkoi që beteja të çohet deri në fund.

Basha deklaroi se demokracia në vend është në arrest karidiak dhe bashkëpunimi me Ramën do të thotë të jesh bashkëfajtor.

Të bashkëpunosh pa vija të kuqe me njeriun që e futi demokracinë dhe vendin në arrest kardiak do të thotë të bëhesh bashkëfajtor. Lulzim Basha nuk e njeh rezultatin e tjetërësuar të 25 Prillit. Pa këtë nuk ka themel për aksion politik në dobi të shqiptarëve. Ftesa ime për ju është një dhe vetëm një.

Pa dorashka dhe zbukurime. Betejën ta çojmë deri në fund. Jemi në këmbë dhe ta mbajnë ndezur zjarrin që ndezëm, zjarrin e shpresës në zemrat e shqiptarëve që na ndoqën. Ta mbajmë ndezur këtë zjarr dhe kërkoj besimin tuaj të vazhdoj t’i prij kësaj beteje bashkë me ju”, u shpreh Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *