Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Lezha: Beteja e 25 prillit na nxorri më të fortë sesa hymë, dolëm me ballin lart


Kreu i PD-së tha sot nga Lezha se pavarësisht faktit se 25 prilli kishte ndalur përkohësisht dëshirën e shqiptarëve për ndryshim, beteja nuk ka përfunduar ende.

Basha theksoi se beteja e 25 prillit e nxorri PD-në më të fortë sesa hyri teksa pohoi se ajo nuk ishte betejë mes tij e kryeministrit po mes dy rrugëve, demokracisë e autokracisë ku ndodhet vendi prej vitesh nën kreun e qeverisë.

“Beteja u bë për të sjellë ndryshimin që shqiptarët donin e meritonin. U bë në një moment kyç ku ndodhet vendi. 25 prilli nuk i dha përgjigje asnjë prej pyetjeve të lezhjanëve dhe mb arë shqiptarëve. Nuk i dha pytetje nëse Shqipëria do jetë demokraci apo autokraci. Prej vitesh jetojmë në një vend ku dhunuesi kryesor i ligjeve është shteti dhe kreu i qeverisë. Kjo betejë na ka nxjerrë më të fortë sesa hymë. Nga kjo betejë ne kemi dalë me ballin lart pasi kishim përballë një makineri trefish më të fortë sesa ajo e para katër viteve. Arritëm rritjen tonë numerike e morale.” – tha ndër të tjera Basha para strukturave në Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *