Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër ditën e sotme ku një elektricist është rrëzuar nga shtylla e tensionit të lartë.
Elektricisti ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas humbi jetën.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Gërhot, viktimë është elektricisti Gëzim Çabej.
Ndër të tjera mësohet se ai para dy orësh është transportuar drejt kryeqytetit me helikopter për një ndihmë më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë.
Ndërkohë gjatë 4 muajve të fundit në vendin tonë, ky është punonjësi i katërt i OSHEE që humb jetën në krye të detyrës në Gjirokastër.