Një burrë i pastrehë që dyshohej se kishte dëmtuar pronën e personave të tjerë dhe kishte thirrur sharje raciste në Chinatoën të San Franciskos u filmua duke sulmuar një oficere policie ndërsa ajo po afrohej për ta ndaluar.
Incidenti ndodhi afër Sheshit Portsmouth e videot e përleshjes të shpërndara në internet të dielën tregojnë se si ndodhi ngjarja, pasi një oficere femër u përpoq të ndalonte një të dyshuar mashkull.
Në fillim, burri duket se po bashkëpunon, por ndërsa oficeri afrohet dhe përpiqet t’i vërë prangat, ai papritmas kthehet dhe e kap. Pas një përleshjeje që zgjat disa sekonda burri i pastrehë e hedh lehtësisht në tokë oficeren e policisë.
Shumë kalimtarë të rastit nxituan të ndihmonin oficeren dhe u deshën katër persona për ta rrëzuar në tokë burrin e pastrehë para se policë të tjerë të vinin në vendin e ngjarjes pak çaste më pas. Oficerja e plagosur u dërgua në spital me dëmtime të lehta.
I dyshuari nuk është identifikuar, por sipas dëshmitarëve, ai ishte një i pastrehë që kishte dëmtuar motorët e një kompanie që jepte skutera me qira dhe që bërtiste sharje raciste ndaj kalimtarëve aziatikë më herët gjatë ditës. Pasi mori një paralajmërim nga policia, ai refuzoi të largohej nga zona.