Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, Mediet greke: Ishte përfshirë në vrasjen e një gazetari, donin t’i mbyllnin gojën


Të tjera hollësi raportohen në mediet greke lidhur me vrasjen e shqiptarit Aristidh Papa, ngjarje e ndodhur pasditen e kaluar në Athinë.

Sipas informacioneve të fundit, ngrihen dyshime se viktima mund të jetë përfshirë në vrasjen e gazetarit Giorgos Karaivaz muajin e kaluar.

Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë sipas medieve të shtetit fqinj është e mundur që disa njerëz kanë dashur t’i mbyllin atij gojën.

Policia e Athinës mori një telefonatë në lidhje me atentatin në orën 17:55 pasdite. Në fakt, autori u largua me vrap nga vendi dhe sipas dëshmive, hipi në një taksi.

Shqiptari i plagosur u dërgua në spital, ku thuhet se u mjekua për plagët e tij. Ai kishte marrë tetë plumba dhe fatkeqësisht nuk arriti dot të mbijetonte.

Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari nga Shqipëria, rezultonte i akuzuar për grabitje dhe trafik droge.

Ai i kishte shpëtuar edhe një atentati në shkurtin e kaluar në Sheshin Attiki. Autorët, të cilët nuk patën sukses, kishin lënë dy pistoleta Zastava prej nëntë milimetrash në një taksi me të cilin ata u arratisën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *