Vendosni fjalën kyçe....

Florenc Çapja kërkon azil në Dubai


Florenca Çapja ka kërkuar azil politik në Dubai.

Njoftimin e ka bërë avokati i tij Neshat Fana, i cili tha për BW se Çapja ka leje qëndrimi në Dubai por ka kërkuar edhe statusin e azilantit.

Sipas Fanës, nuk ka asnjë provë se klienti i tij është i përfshirë në vrasjen e Nezir e Gentian e Beqirit, babë e bir.

Ardian Çapja e nipi i tij Florenc Çapja dyshohet se kanë porositur vrasjen e lartpërmendur, ngjarje e ndodhur më 15 gusht 2012.

Avokati Fana tha për BW se Çapja po qëndron në mjediset e banesës së tij në Dubai dhe është në kontakt me autoritetet e atjeshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *