Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon kërkesën e PD-së dhe LSI-së: Nuk ka ripërsëritje zgjedhjesh në Korçë e Elbasan


KAS ka rrëzuar kërkesat e PD-së dhe LSI-së për shpallje të pavlefshmërisë dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

 “KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor.”- tha Elvis Çefa pas rimbledhjes për të dhënë vendimin.

Gjithashtu, një vendim i tillë është marrë edhe për Qarkun e Elbasanit: “Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit”.

Partia Demokratike dhe LSI-ja kërkuan ripërsëritje të zgjedhjeve në këto dy qarqe, me arsyetimin se votimet janë manipuluar nga Partia Socialiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *