Përfaqësuesi i PD-së në KAS, Kaso, tha se edhe pse ishin paraqitur prova të mjaftueshme për përdorimin e administratës e buxhetit të shtetit për blerjen e votës, kjo nuk ishte marrë parasysh.
Kaso theksoi se ka pasur një skemë të organizuar të vënies në shërbim të shumicës të burimeve shtetërore.
“Ka patur një skemë të organizuar të vënies në shërbim të mazhorancës ditën e zgjedhjeve deri rezultatin gjithë resurseve e burimeve shtetërore në dispozicion të PS. Pavarësisht ndalimit që parashikon 4 muaj para zgjedhjeve legjislacioni, ka pasur shkelje dhe është përdorur në mënyrë masive çdo burim shtetëror në shërbim të PS-së. Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca dhe qeveria.” – tha Kaso.
Ai shtoi më tej se vullneti i zgjedhësve është shtrembëruar duke sjellë si shembull Qarkun e Gjirokastrës ku qytetarëve u është mohuar mundësia për të votuar.
“Vullneti deformohet me presion, benefite dhe siç është rasti i Gjirokastrës duke mohuar shtetasve shqiptarë votimin. Të drejtën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Edhe intimidimi i administratës shtetërore, punonjësit të mbështesnin PS, mazhorancën në pushtet duke u kërkuar arsimtarëve, nëpunësve civilë, kujtdo me bordero shtetërore për pjesëmarrje me detyrim në takime elektorale.” – shtoi Kaso.