Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-së për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.
Paraditen e sotme, avokati i PD-së Ivi Kaso paraqiti provat, që sipas tij tregojnë se ka patur një manipulim të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 Prillit.
Kaso kërkoi në Kolegj Zgjedhor që të merren në konsideratë 16 prova të cilat KAS nuk i mori parasysh.
“Është ndikuar procesi parapërgatitur me vendimmarrje të tilla të qeverisë, sic është vendimi për ndryshimin e pagave për mjekët. Janë vendosur vendime të tjera, akordimi i fondeve në vlera të ndryshme për kategorinë rurale për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Pavarësisht ndalimit që parashikon legjislacioni 4 muaj para zgjedhjeve, pavarësisht qëllimit që jo vetëm në mënyrë formale ndaloi mazhorancën që të përdorte burimet, por edhe dhënien e benfiteve kategorive të ndryshme të shtetasve, ky ndalim është shkelur me të dyja këmbët duke u përdoruri çdo burim shtetëror dhe benefit.
Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca, nga qeveria për të influencuar në rezultatin është e njëjta në të gjitha qarqet. Ajo që ndryshon janë aktorët.”- shprehej Kaso.
Më herët KAS rrëzoi dhe kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të Gjirokastër.