Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi voton për shkarkimin e Presidentit Meta më 9 Qershor


Seanca parlamentare ku do të votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, do të mbahet të mërkurën e datës 9 qershor, në orën 10:00.

Kjo datë u përzgjodh sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Kërkesa për të përfshirë raportin për shkarkimin e presidentit në këtë seancë plenare, u paraqit nga deputeti socialist dhe kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni.

Raporti u miratua më 28 maj nga Komisioni Hetimor, në të cilin u konstatuan 16 shkelje që Presidenti Meta ka bërë sipas maxhorancës.

Që Presidenti të shkarkohet nga detyra, duhet të votojnë pro jo më pak se 94 deputetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *