Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla në intervistën e tij për Syri TV deklaroi se akuzat nga DASH për korrupsion galopant kanë të çuditshme.
Sipas tij, DASH e ka krijuar opinion në bazë të një portali të drejtuar nga ish-deputeti Peza.
Pjesë nga intervista:
Zoti Llalla, cili është korrupsioni madh që keni bërë ju dhe përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ju konsideroi si të përfshirë në korrupsion galopant?
Llalla: Është një vendim i DASH që normalisht nuk më bën të ndihem aspak mirë, krenar, as veten as familjen time, as si shqiptar, as ballkanas apo evropian, sepse dal se kryeprokurori shqiptar del si më i korruptuari në botë, pa ju referuar një rasti konkret. Të dalë edhe në shumë kontinente të tjera, jo veç këtu. Pra flasim për kryeprokurorin që del si njeriu më i korruptuar në vend. Faktet që ju referuan DASH janë të çuditshme për mua. Unë do të ju referohem një përgjigje që vetë DASH i ka kthyer prokurorisë shqiptare lidhur me të dhënat që ata kërkuan për arsyen e ndalimit.
Nuk ka asnjë fakt, siç u citua. Del qartë që DASH thotë se ka një informacion në publikun e gjerë, por se kush është ky informacion, prej shumë vitesh juve si gazetar, nuk ka ndodhur ndonjë rast që një qytetar, shtetas, gazetar, përfshirë edhe ai individi që përmendëm më përpara të më thotë një rast korrupsioni në të cilin Llalla është i përfshirë, në një çështje të caktuar temë të caktuar korrupsioni. Opinioni i DASH është krijuar në bazë të këtij portali anonim të krijuar nga ky ish-deputet.
Peka: Ju po thoni se sekretari Tillerson ju ka shpallur non grata se ka besuar portalin e Alfred Pezës?
Llalla: Nuk ka tjetër, nuk ka pasur asnjë të dhënë tjetër publike. Përgjigja i referohet një opinioni të gjerë publik, përveç një portali që u krijua kundër rregullave duke u betuar përditë se do të më shkatërronte mua dhe familjen time, etj. Qëllim që deri diku ka arritur ta realizojë duke e kthyer në një konflikt personal e jo vetëm ligjor.