Vendosni fjalën kyçe....

Llalla: Vendimin e prisja ishte marrë prej kohësh jashtë sallës së gjykimit


Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla në një intervistë të parën prej shumë kohësh ka folur për dënimin me burg dhe sekuestrimin e pasurisë nga organet e drejtësisë.

Llalla tha në intervistën për emisionin “Çim Peka Live” se e priste vendimin i cili sipas tij ishte marrë përpara se të niste prokuroria hetimet, jashtë sallës së gjykimit.

Më tej ai tha se vendimmarrjet jashtë sallës së gjykimit bëhen për të plotësuar tekat apo mllefet e individiëve të caktuar.

Një vendim të tillë e prisja. Është një vendim që u mor jashtë sallës së gjykimit, prej më shumë kohësh, hetimet e nisura ndaj meje, edhe përpara se prokuroria të niste hetimet, dukej se një vendim i tillë ishte marrë dhe u formalizua në sallën e gjykimit. Normalisht nuk ndihem mirë. Nuk ka si ndihet mirë një njeri që është dënuar për një vepër që nuk e ka kryer. Por krahas vetes ndjej se sistemi i drejtësisë po shkon drejt një modeli tjetër të zhvillimit, ku në shumë raste vendimmarrjet merren jashtë sallën së gjykimit për të plotësuar tekat, dëshirat, mllefet e individëve të caktuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *