Vendosni fjalën kyçe....

LSI reagon pas vendimit për Korçën dhe Elbasanin: KAS, organizatë politike e Rilindjes


Një reagim vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe të Sanksioneve (KAS) për të mos përsëritur zgjedhjet në qarqet e Korçës dhe të Elbasanit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari e cilëson KAS-in një organizatë politike të Rilindjes, pasi sipas tij, nuk vlerëson asnjë fakt nga ajo që e quan “masakra zgjedhore e 25 prillit”. Ai rendit disa fakte që sipas tij vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve.

“KAS organizatë politike e Rilindjes.

Nuk vlerëson asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Për KAS nuk mjaftojnë këto fakte:

Shtetas që votojnë disa herë.

Në kuti ka më shumë fletë votimi sesa votues

Komisionet marrin më pak fletë votimi dhe dorëzojnë më shumë.

Në tavolinat e numërimit votat e pavlefshme numërohen si të ps

Numërues të Rilindjes që plotësojnë me stilolaps fletët e votimit për PS.

Kryetar bashkie të cilët emërojnë militantë në punë në kundërshtim me kodin zgjedhor gjatë periudhës së fushatës.

Komiteti politik i Rilindjes i heq të drejtën kushtetuese të votës qytetarëve shqiptarë që jëetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe vetëm disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve heq karantinën për këto qytetarë duke favorizuar hapur Rilindjen.

Grupet e strukturuara kriminale intimidojnë qytetarët dhe bëhen pjesë e ekipit të Rilindjes.”– thuhet në reagimin e Braimllarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *