Ka nisur sot faza e parë e funksionimit të Spitalit Memorial në Fier.
Gjatë prezantimit të punës, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, tha se spitali është plotësuar me staf me personal shqiptar e turk dhe se kanë nisur konsultat dhe shtrimet e para me 100 konsulta e 18 pacientë të shtruar.
Kreu i qeverisë takoi stafin e spitalit dhe pacientët e shtruar aty. Ashtu siç është përcaktuar më herët, hapja e spitalit do bëhet në tre faza me të parën që do përfshijë konsultat e operacionet.
Në fazën e dytë e të tretë do bëhet hapja për të gjitha departamentet duke përfshirë atë të sëmundjeve kardiovaskulare, pneumologjike, neurologjike e në fund trauma.
Fillimisht, Spitali Memorial i Fierit do mbështetet e ilaçe e materiale ndihmëse nga QSUT-ja Tiranë e disa spitale rajonale deri në bërjen plotësisht funksionale të tij, proces që pritet të zgjasë disa muaj.