Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesja në SHBA u mëson nxënësve të klasës së parë për masturbimin, revoltohen prindërit (VIDEO)


Një mësuese e ‘shëndetit dhe mirëqenies’ në SHBA pa zemëruar prindërit për shkak të videove ‘edukative’ që u ka treguar fëmijëve të klasës së parë mbi masturbimin.

Justine Ang Fonte edhe më parë pati shkaktuar shqetësim tek prindërit pasi u kishte lexuar “shkrime pornografike” fëmijëve në shkollën Columbia Grammar & Preparatory School në New York.

Ajo tani është edhe një herë në qendër të vëmendjes për punën e saj në një shkollë po aq të shtrenjtë në New York, Dalton. Për të dërguar fëmijën për të studiuar atje duhen paguar mbi 50,000 dollarë. Puna e saj në edukimin seksual të fëmijëve atje përfshin leksione për gjashtë vjeçarët mbi masturbimin.

Në një nga videot e përdorura nga Fonte, tregohen fëmijë vizatimorë që pyesin për gjëra të tilla si masturbimi.

“Hej, si ndodh që nganjëherë penisi im bëhet i madh ndonjëherë?”- pyet një djalë i vogël i cili shton se e prek veten “sepse ndihet mirë”.

Në mënyrë të ngjashme, një vajzë e vogël më vonë pyet të prekur vaginën e saj, shkruan RT.

Pavarësisht zemërimit të prindërve, shkolla i ka dalë në krah mësues duke thënë se fjala “masturbim” nuk përdoret kurrë drejtpërdrejt në këto leksione dhe se fëmijët mësohen të mos e prekin veten në publik. Ata mësohen edhe për “miratimin” që duhet të japin në lidhje me dikë tjetër që do t’i prekë apo përqafojë ata, përfshirë edhe prindërit.

Shumë prindër ankohen se për shkak të këtyre mësimeve janë të detyruar t’u marrin leje fëmijëve të tyre sa herë që duan t’i përqafojnë, apo se duhet të përpiqen t’i bindin ata që të përqafojnë gjyshërit e tyre.

Sidoqoftë, shumë prindër argumentojnë se këto mesime nuk janë të nevojshme për fëmijë aq të vegjël. Madje një pjesë i kanë konsideruar pedofili.

 “Kjo është pedofili.”-shkroi autori konservator Candace Owens në Twitter. Mësimet e mëparshme të zonjës Fonte përfshinin imazhe të grave pjesërisht nudo (disa të robëruara), si dhe diskutime mbi “orgazmën” dhe termat e kërkimit në faqet pornografike si “mezi të ligjshme” dhe “anale“.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *