Vendosni fjalën kyçe....

Në Maqedoninë e Veriut regjistrohen më shumë viktima se raste të reja ditore  nga Covid-19


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 5 viktima dhe 3 raste të reja me COVID-19.

Me këtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.413 ndërsa numri i rasteve në 155.272.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 45 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 148.709.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.150.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.325 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 796.157 teste në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *