Vendosni fjalën kyçe....

Po hetohet për videot në “TikTok”, reagon kryegjyqtarja e Elbasanit: Nuk postoj asnjëherë kur punoj


Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka reaguar pas nisjes së hetimeve ndaj saj nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD), lidhur me videot e saj në “TikTok” që i filmonte brenda ambienteve të Gjykatës.

Zonja Kapedani shprehet se nuk ka një llogari në “TikTok” dhe se asnjëherë nuk publikon në rrjetet sociale foto apo video nga ambientet e punës, por vetëm me fëmijët dhe familjarët e saj.

“Nuk disponoj Tik-Tok. Do hetohet rasti që të zbulohet e vërteta. Në momentin e duhur do vlerësoj rastin dhe do ndjek rrugën ligjore. Nuk publikoj asnjëherë në rrjetet sociale foto apo video në momentet e punës, por vetëm familjen dhe fëmijët. Publikoj rrallë foto me familjen dhe fëmijët.”- ka thënë Kapedani për “News 24”.

Mbrëmjen e kaluar Hashtag.al publikoi disa videot që postonte gjyqtarja në rrjetin social “TikTok” nga ambientet e punës, video duke bërë pasarelë, duke kënduar “jam mafia”, apo duke u mburrur për veshjet “Gucci” ndërsa lëvizte me makinë. Llogaria nuk gjendet më në “TikTok” nëse e kërkoni.

Lidhur me këto video, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi më herët nisjen e hetimit disiplinor për kryegjyqtaren.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *