Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kanë aplikuar mbi 300 studentë ekselentë për të na u bashkuar në mandatin e 3-të, nesër marrin përgjigje


Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot numrin e studentëve ekselentë që kanë aplikuar për të kontribuuar në mandatin e tretë të Partisë Socialiste.

Rama tha se deri mbrëmë, kanë shprehur interesin 349 studentë të cilët i falenderon, ndërsa bën me dije se të gjithë do të marrin një njoftim nesër lidhur me një kominikim online që do bëjnë së bashku me të. Rama përsërit se ftesa mbetet e hapur për aplikime të tjera.

POSTIMI I RAMËS

349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:

  • Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
  • Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
  • Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë

Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.

Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës

gatipershqiperine@kryeministria.al

Me konsideratat më të larta,

Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *