Vendosni fjalën kyçe....

Ristani: PD-ja është në kushte të paligjshmërisë, Basha të shkojë urgjentisht në gjykatë të regjistrojë ndryshimet e statutit


Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, në një analizë për JavaNews thotë se drejtimi i PD-së në këto vite është bërë në jashtë rregullave të miratuara dhe të ligjëruara në gjykatë

Ristani thekson se duhet përpjekje që PD-ja të kryejë veprimtarinë e saj në baza ligjore siç janë përcaktuara në statut.

Sipas tij ndryshimet e bëra në statutin e PD-së pas vitit 2005 nuk janë shqyrtuar në gjyqësor dhe nuk janë regjistruar në Gjykatë duke bërë të cënueshme të gjithë vendimmarrjen.

Komenti i plotë:

Është e domosdoshme dhe duhen bere te gjitha përpjekjet qe PD te zhvilloje, gjithë veprimtarinë e saj, mbi baza ligjore dhe statutore.

Kjo jo vetëm për detyrimin ndaj ligjit, por edhe për shembullin qe duhet te japë PD, si parti qe ka drejtuar dhe do te drejtoje shtetin.

Se pari, është detyrim ligjor, mbi bazën e ligjit Për partitë politike, qe çdo ndryshim i statutit te partisë, pasi ajo është regjistruar si person juridik nga gjykata, te behet me vendim gjyqësor dhe te regjistrohet ne regjistrin e partive politike. Kjo si kusht për ligjërimin e ndryshimeve.

Për te gjitha ndryshimet qe i janë bere statutit te PD, pas vitit 2005, nuk është kërkuar shqyrtimi gjyqësor dhe rrjedhimisht nuk janë te depozituara ne regjistrin e partive politike pranë gjykatës.

Ky mos respektim i ligjit bën te cenueshme gjithë vendimmarrjen dhe veprimtarinë e partisë te bazuar mbi rregullat statutore te miratuara nga organet e partisë, por qe s’kanë ndjekur procedurat ligjore.

Si shembull, le te mendojmë për ti dhënë përgjigje pyetjes:

A janë te ligjshme zgjedhjet për kryetar te PD, mbi procedurën një anëtar një vote, ne kushtet kur statuti i depozituar ne gjykate parashikon se kryetari i PD zgjidhet me vote përfaqësuese?

Si konkluzion i pare, kryetari ne detyre i PD duhet urgjentisht te dërgojë ne gjykate për regjistrim ndryshimet qe i janë bere statutit te partisë, ne mënyrë qe te ktheje ne legjitimitet veprimtarinë e partisë.

Se dyti, aktualisht partia është futur ne procesin e garës për kryetar te PD, proces i cili do te përfundojë me votimin sipas parimit një anëtar një vote.

Sipas statutit te miratuar, por te paregjistruar ne gjykate, modalitetet e procesit zgjedhor, përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PD.

Këshilli Kombëtar, i cili është organi statutor me kompetencën për ta miratuar rregulloren ne fjale, nuk është thirrur dhe rrjedhimisht nuk ka miratuar një rregullore te tille.

Pyetja lind: a janë te cenueshme ne gjykate zgjedhjet ne parti, kur behën pa një rregullore te miratuar sipas statutit te PD?

Si konkluzion Këshilli Kombëtar duhet te mblidhet urgjentisht për ta miratuar Regulloren e Brendeshme te Partisë dhe aktet duhet ti bashkëngjitën ndryshimeve qe do regjistrohen ne regjistrin e partive ne gjykate.

Se treti, statuti i partise, megjithse i palegalizuar nga gjykata, parashikon Komisionin e Apelimit, ose sic njihet Gjykaten e Partise, si organin statutor, ku drejtohen dhe shqyrtohen ankesat qe kane te bejne me zbatimin e statutit dhe rregullave te funksionimit te partise.

Ky institucion i PD nuk eshte ngritur sipas statutit dhe rrjedhimisht nuk funksionon, duke hequr keshtu mundesine e cdo anetari partie per tu ankuar per shkelje te te drejtave statutore.

Për me tepër mungesa e Gjykatës se Partisë, ne kushtet e fillimit te garës midis 4 kandidateve për kryetar partie, mohon te drejtën statutore te gjithsecilit prej tyre, për te garantuar një proces te rregullt ligjor ne gare dhe kushte për një proces te lire, te drejte dhe te barabarte zgjedhor.

Pyetja lind: a mundet qe kandidatet ne gare për kryetar partie te drejtohen drejtpërdrejt ne gjykate, per te garantuar kushtet statutore te garës, apo pavlefshmërinë e procesit?

Konkluzioni, Komisioni i Apelimit duhet te zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe duhet te filloje menjëherë funksionimin, duke qene garanci për respektimin e statutit dhe për te drejtat statusore te kandidateve ne gare.

Pa i ezauruar te gjitha problematikat ligjore te krijuara dhe duke menduar se PD, përpara se te nxitoje për te zgjedhur kryetarin, duhet te nxitoje dhe te futet menjëherë ne shinat e ligjshmërisë, sepse vetëm kështu mund te riorganizohet shpejt dhe mund te hyje fuqishëm ne rrugën e fitores, për te mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *