Klubi i Tiranës ka vendosur që të zgjasë kontratën për sezonin e ri me Orges Shehin.
Shehi i cili mori pankinën e Tiranës në janar të këtij viti arriti të marrë pikë të rëndësishme për rezultatet e klubit në këtë sezon.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton nënshkrimin e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi.
Gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Pasi mori drejtimin e ekipit në Janarin e sezonit që lam pas, duke bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën në pak kohë, tekniku tashmë do të vijojë të qëndrojë në krye të bankinës bardheblu”-thuhet në komunkiatë.