Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit.
Ekipi do bëjë një inspektim në mjediet e kësaj gjykate pas videove në rrjetin social TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, shkruan Shqiptarja.
Në videot e publikuara një ditë më parë nga Hashtag.al, Kapedani shfaqej në mjediset e zyrës së saj në gjykatën e Elbasanit duke u ’përkëdhelur’ e duke bërë sfilatë mode.
Sot ILD-ja nisi një hetim disiplinor lidhur me çështjen ndërsa vetë Kapedani këkoi ndjesë për videot e tha publikimi i tyre ka qenë i qëllimshëm për të dëmtuar imazhin e saj.