Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 10 viktima dhe 37 raste të reja me COVID-19.
Me këtë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.423 ndërsa numri i rasteve në 155.304.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 45 pacientë të shëruar nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 148.798.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.083.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.108 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 799.265 teste në vend.