Vendosni fjalën kyçe....

Braho: Meta e mbushi kupën është puçist, do shkarkohet më 9 qershor


Deputeti socialist Spartak Braho njëherësh edhe anëtar i Komisionit Hetimor i cili ka çuar në seancë plenare për shkarkim Presidentin e Republikës, Ilir Meta deklaroi se Parlamenti do e shkarkojë në 9 qershor.

Po ky është një raport i ndërtuar mbi bazën e veprimtarisë hetimore të komisionit. Komisioni punoi relativisht në një kohë të shkurtër por të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin përfundimtar që pres duhet shkarkuar. Ka tamam 100 faqe dhe kam bindjen që parlamenti do ta shkarkojë më datën 9 presidentin dhe kam bindjen se votat e shkarkimit do jenë më shumë se ato që e emëruan president.
Janë materiale hetimore pjesë e veprimtarisë së komisionit. Nxitimi ishte brenda por nuk ka të bëjë me cilësinë e raportit dhe punës hetimore. Të tëra me lupë janë, madje ka gjëra që dhe unë nuk i kam ndjekur, kuriozitet të madh, por janë ato që duhet të jenë. Më shumë se sa argumentet kushtetuese që lidhen me vërtetimin e shkeljeve të Kushtetutës, pjesa tjetër është material që e ka krijuar vetë presidenti
”-deklaroi Braho.

Më tej deputeti e quajti Metën puçist pasi nuk njeh parlamentit të cilit ai i ka firmosur ligje.

Çudi e madhe ky parlament që e ka zgjedhur, ky parlament që ka prodhuar brumë, ligje që ai i ka firmosur. Papritur bëhet inekzistent, antiligjor. Këtu e mbushi gotën ai.
Veprimtarinë e Kuvendit si të ligjshëm e ka merituar, është shprehur dhe Komisioni i Venecias, një parlament që është plotësisht i vlefshëm, kushtetues. Tani ky ngrihet në fund fare nuk ju njoh, nuk vij, nuk bëhet. E kam shprehur që ky që nuk njeh parlamentin, nuk njeh qeverinë është puçist. Më i ashpër kam qenë me Sali Berishën, me Edi Ramën, me Ilir Metën, me këdo që shkel ligjet
”, deklaroi Spartak Braho.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *