Dy njerëz janë vrarë dhe më shumë se 20 u plagosën pasi disa persona të armatosur filluan të qëllonin drejt turmës në një koncert të mbajtur në zonën e Miamit të dielën.
Dyshohet se ishin tre persona të armatosur që lëshuan një breshëri plumbash në turmë.
Njerëzit po qëndronin jashtë një salle banketesh të marrë me qira për një koncert, kur u afrua një automjet “Nissan Pathfinder” i bardhë. Të tre sulmuesit pastaj dolën nga makina dhe filluan të qëllonin “pa dallim” mbi qytetarët.
“Këta janë vrasës gjakftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë dhe ne do të kërkojmë drejtësi. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së viktimave.”- shkroi shefi i Policisë Alfredo “Freddy” Ramirez në “Twitter”.
Siç shkruan Washington Post, dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes. Më shumë se 20 viktima me lëndime u dërguan në spitale. Më vonë, Ramirez tha se tre prej të plagosurve ishin në gjendje kritike. Autoritetet vlerësuan se ishin qëlluar 20-25 njerëz.
🚨 BREAKING NEWS: mass shooting reported in Northwest Miami Dade – Hialeah/Miami Lakes area. 7630 Nw 186st
** 16 shot, 2 dead@ParkerBranton is on the scene gathering details and @TrentKellyWPLG is at the hospital. More coming up @WPLGLocal10 pic.twitter.com/xL7q1iMXnt— Andrew Perez (@AndrewPerezWPLG) May 30, 2021
Asnjë arrestim nuk është bërë që nga e diela dhe asnjë i dyshuar nuk ishte identifikuar. Hetuesit i kanë komunitetit të japin çdo informacion që dinë rreth personave të armatosur dhe vendndodhjes së tyre.
Ramirez tha se autoritetet po “luftonin me një kod heshtjeje” në përpjekjen për të gjetur më shumë informacion.
#BREAKING — 20-25 people shot, 2 confirmed dead in NW Miami Dade. This happening at El Mula Banquet Hall in the Country Club Shopping Center. pic.twitter.com/979UhADfsR
— Parker Branton (@ParkerBranton) May 30, 2021