Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi – “Deputeti i PS-së Rrahman Rraja s’lejon drejtoreshën e Hipotekës të futet në zyrë”


Një qytetar ka akuzuar deputetin e PS-së në Krujë, Rrahman Rraja, se nuk ka lejuar të futet në zyrë drejtoreshën e re të Hipotekës.

Sipas tij, shkak për këtë është bërë largimi i drejtorit të mëparshëm të Hipotekës, Luan Minja e zëvendësimi i tij me Rajmonda Dashin. Denoncimi është publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

“Kronikë e narkoshtetit të vetëm në Europë! Rahman Rraja nuk lejon drejtoreshën e hipotekës të hyjë në zyrë! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Rrahman Rraja deputeti i zonës nuk ka lejuar dretoreshën e hipotekës që sapo është emëruar, Rajmonda Dashi të futet në zyra. Sipas informacioneve shkak është bërë largimi nga puna i drejtorit të mëparshëm Luan Minja. Ish-drejtori benjamin i deputetit është kallzuar më parë pranë prokurorisë rrethit Krujë për shpërdorim detyre.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *