Vendosni fjalën kyçe....

E moshuara në Finiq përplaset nga makina, shoferi u largua dhe e la të plagosur në rrugë


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e Livadhes, në Finiq.

Mësohet se një grua 78-vjeçare, e identifikuar si Eli Marini është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të të moshuarën të plagosur në vendngjarje.

78-vjeçares i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë të rastit dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në një gjendje të rëndë.

“Sot, rreth orës 07:20 në Livadhja, Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Zonja kishte dalë nga banesa për të kullotur bagëtitë, në momentin kur ndodhi aksidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *