Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë heq nga vetja dosjen “Gërdeci”, ia kalon Gjykatës së Posaçme


Gjykata e Lartë ka marrë sot vendimin për kalimin e dosjes “Gërdeci” në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Disa javë më parë SPAK kërkoi që Gjykata e Lartë të hapte çështjen për Gërdecin kundër Fatmir Mediut.

Gjykata e Lartë kështu ka shpallur moskompetencën dhe ia kaloi “topin” GJKKO-së për të marrë vendimin.

Gjyqtarët që morën vendimin për kalimin e çështjes GJKKO ishin Ilir Panda, që u caktua sot relator i çështjes në Gjykatën e Lartë, Albana Boksi dhe Klodian Kurushi.

Kërkesa në Gjykatën e Lartë për rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut u bë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor për Mediun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *