Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa nxjerr fotot nga Pediatria e Tiranës: Ra tavani dhe u plagos një fëmijë


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar disa foto që sipas saj janë shkrepur në ambientet e Pediatrisë në Tiranë.

Në këtë foto shihet suvaja e rënë dhe zonja Zhupa flet për kushte skandaloze që rrezikojnë edhe jetën e fëmijëve.

Madje sipas saj, sot është plagosur një fëmijë atje për shkak të rënies së tavanit.

“1 qershori në Pediatrinë Tiranë!

Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve.

Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit.

Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë të atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve pikërisht në vend ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin.”- shkruan zëdhënësja e PD-së krahas fotove.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *