Vendosni fjalën kyçe....

Krijuesi i Akademi.al, vlerësohet nga UNICEF dhe Ministria e Arsimit


Krijuesi i platformës Akademi.al, Dean Çelaj e cila ishte “shpëtuesja” e arsimit parauniversitar gjatë bllokimit në pandemi është vlerësuar nga UNICEF dhe Ministria e Arsimi, Sportit dhe Rinisë.

Çelaj tha se platforma ka 400 mijë përdorues aktivë dhe është ndër më të organizuarat në të gjithë botën.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, vlerësoi platformën Akademi.al dhe rolin e saj përgjatë kësaj kohe. Në fund të takimit u shpërndanë dhe certifikata mirënjohjeje për mësuesit që u angazhuan në krijimin e materialeve mësimdhënës.

Platforma Akademi.al ofroi gjatë pandemisë mësim në distancë për nxënësit e shkollave në të gjithë nivelet.

Ajo u krijua në një kohë rekord dhe përdorimi i saj ishte masiv ku nxënësit mund të merrnin leksionet, zhvillonin mësim apo edhe dorëzonin detyra online.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *