Vendosni fjalën kyçe....

Kurti hedh poshtë formimin e Asocacionit të komunavce serbe: S’mund të ketë diçka të tillë


Kryeministri i Kosovës ka kundërshtuar me forcë formimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në vend. Kurti tha se një Asocacion të tillë njëetnik s’mund të ketë në Kosovë. Ai e vëri deklaratën gjatë një vizite në Prizren.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion njëetnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.” – tha Kurti, shkruan Lajmi.

Lidhur me takimin e parashikuar në qershor me presidentin e Serbisë, Vuçiç, kreu i qeverisë së Kosovës tha se bisedimet do jenë parimore dhe se Kosova është palë në bisedime e jo objekt.

“Nuk kam presion. Ka diskutime të vazhdueshme. Dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë, por palë në bisedime. Me programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar, do ta përfaqësojmë Kosovën.” – shtoi Kurti.

Në vitin 2013, Kosova e Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje që parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi më vonë se parimet për një Asocacion të tillë të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *